Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.
Termoizolimi në rezidencën Iris realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
Muratura e dyfishtë është aplikuar me një shtresë leshi-guri të dendur (100kg/m3) për izolimin akustik ndërmjet apartamenteve dhe njëkohësisht i shtohet sistemit të termoizolimit duke shmangur humbjet ndërmjet apartamenteve.Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privacinë. Muratura e dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal. Gjithashtu aplikohet dyshemeja notuese me një membranë për izolimin e zhurmave që transmetohen nëpërmjet soletës, kolonave dhe elementëve të tjerë strukturorë.
Sistemi i izolimit akustik synon eliminimin e zhurmave deri ne nivelin 70 dBA(decibel). Kompania ka përdorur një sërë zgjidhjesh inxhinierike për të adresuar tipet e ndryshme të zhurmave si më poshtë.
Zhurma ajrore të jashtme të quajtura ndryshe “zhurmat e rrugës” që vijnë nga hapësirat e jashtme publike. Izolim i murit të jashtëm perimetral të tullës me sistem kapot dhe përdorimi i vetratave dhe dritareve dopio xham me koeficient të ulët të përcimit të zerit si edhe aplikimi i detajeve inxhinierike reduktojnë zhurmat e rrugës deri në 60 dBA.
Zhurmat ajërore të brendshme si zëri i lartë i radios, televizorit, muzikës, bashkëbisedimit janë zhurma që vijnë nga apartamentet e tjera ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin e këtyre zhurmave janë ngurtësia e mureve dhe përdorimi i materialeve zë-absorbuese. Muret ndarëse ndërmjet apartamenteve dhe hollit të përbasthkët janë mure notues të dyfishtë me lesh guri zë-izolues në mes të izoluar nga elementët strukturorë të godinës.
Zhurma impakti që perceptohen si goditje apo vibrim të cilat vijnë nga lëvizje mobiljesh, ecje me taka, rrëzim objektesh etj. Dyshemeja notuese e aplikuar në Rezidencën Iris konsiston në një shtresë 6cm penobetoni poroz me veti të mira zë-izoluese (shtresë e cila përmban edhe tubat elektrik/hidraulik), një membranë zë-izoluese, një shtresë të varfër 5 cm dhe shtresën pllaka/parket. Aplikimi i detajeve inxhinierike bën të mundur që shtresat zë-izoluese të mbulojnë më së miri në mënyrë efikase të gjithë ambjentet. Gjithashtu membrana zë-izoluese izolon pikat e takimit mes soletës, mureve dhe kolonave.
Progeen promovon efiçencën energjitike dhe përveç kursimit nëpërmjet termoizolimit, ajo u mundëson banorëve një hapësirë të posaçme për panele diellore në tarracë. Çdo familje ka mundësinë të instalojë panele diellore për ngrohjen e ujit në hapësirën e tyre të posaçme duke shfrytëzuar infrastrukturën e përbashkët të mundësuar nga kompania.
Dyshemetë ofrohen të shtruara me parket laminat 7-8 mm i kategorisë AC4 në ambientet e ndenje dhe pllaka importi për ambientet e tualeteve (si ato të shtrimit). Të gjitha ambientet e apartamentit do të jenë të veshura me batiskope (plintuse).
Dyert e jashtme janë dyer sigurie me strukturë çeliku të zinkuar dhe panele MDF. Ato vijnë të pajisura me guarnicione për puthitje më të mirë dhe me një fshesë më ulje automatike në momentin e mbylljes së derës. Klienti është i lirë të ndryshojë panelin, dorezën apo aksesorët e tjerë vetëm nga faqja e brendshme e derës ndërkohë që faqja e jashtme duhet të jetë e njëjtë me dyert e tjera të katit. Dyert e brendshme do të jenë dyer importi.
Objekti do të jetë i pajisur me një gjenerator i cili do të sigurojë funksionimin e pompave të ujit, ndriçimit të shkallëve, garazheve dhe dyerve elektrike.
Rrjeti i tubave të kondicionimit do të jetë i instaluar paraprakisht nëpër dysheme.
Lyerja e mureve të brendshëm do të bëhet me hidromat me ngjyrë të bardhë dhe atyre të jashtme me bojë plastike.
Davancalet e dritareve, ballkoneve, dhe shkallëve të jashtme do të jenë të vehura me mermer, suva, fletë alumini apo profil plastik.
Ashensorët do të kenë pajisje shtesë që shërben për ulje emergjence në rast mungese të energjisë elektrike. Prodhimi do të jetë i standardit CE me shpejtësi 1m/sek.
Tualetet vijne të pajisura me aparate hidro-sanitare importi: lavaman, bide, pjata dushi të pajisura me grupe mishelatorësh.
WC-të janë të varura (sospeso) me kaseta murale (incasso). Tualetet janë të veshura me pllaka majolike importi deri në lartësinë 2.2 m, si dhe kanë sistem ventilimi (në rastet kur nuk kanë ventilim natyral). Pas përfundimit të suvatimeve, klienti mund të zgjedhë modelet e pllakave nga mundësitë që i ofron kompania apo materiale të tjera prej atyre që ofron zhvilluesi.
Rezidenca Iris është godina e parë, pjesë përbërëse e një blloku banimi me tre godina të ngjashme në arkitekturë dhe funksionalitet. Ky bllok është konceptuar si një bllok modern me godina shtatë dhe 8 katëshe ku funksioni kryesor është banimi por duke lënë edhe hapësirat e nevojshme për shërbime, zyra dyqane dhe një kat hotelerie. Gjithashtu në funksion të shërbimeve të mësipërme janë edhe 2 kate parkimi nëntokësor.
Godina do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta për një jetë komunitare të rehatshme.
Iris do të ofrojë apartamente 1+1, apartamente 2+1, 3+1 dhe garsoniera. Gjithashtu do të ofrohen ambjente për dyqane dhe zyra. Planimetritë janë të mirëorganizuara dhe me hapësira optimale. Janë shumë komode si për familjet e vogla edhe për ato të mëdha.
Fasada e godinës do të ketë ngjyra neutrale me kontrast të butë për ti mbijetuar ndryshimeve të trendeve të kohës. Dritaret e vetratat e janë të stilit francez me vendet e posaçme për vazo me lule për ti shtuar elementët natyral. Kangjellat dekorative dhe parapetet metalik të ballkoneve janë projektuar edhe si zgjidhje e veçantë arkitektonike, edhe si element sigurie për të gjitha moshat.
Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e themeluar në vitin 2013 e cila kryen veprimtarinë e saj si investitore në tregun e godinave të banimit por edhe si kontraktore e përgjithshme me referenca të shkëlqyera punësh për shoqëri e organizata ndërkombëtare.