Rezidenca Iris ndodhet në zonën e “Oxhakut” pranë kryqëzimit të Rrugës “Zihni Sako” me Rrugën “Xhanfize Keko” vetëm 2.4 km nga qendra e Tiranës dhe 1 km nga Rruga “Bardhyl”. Kjo është një zonë shumë e gjallë e cila ofron të gjitha shërbimet rezidenciale të nevojshme.
Rezidenca Iris është godina e parë, pjesë përbërëse e një blloku banimi me tre godina të ngjashme në arkitekturë dhe funksionalitet. Ky bllok është konceptuar si një bllok modern me godina 7 dhe 8 katëshe ku funksioni kryesor është banimi por duke lënë edhe hapësira të nevojshme për shërbime, zyra dyqane dhe një kat hotelerie. Gjithashtu në funksion të shërbimeve të mësipërme janë edhe 2 kate parkimi nëntokësor.
Godina do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta për një jetë komunitare të rehatshme.
Iris do të ofrojë apartamente 1+1, apartamente 2+1, 3+1 dhe garsoniera. Gjithashtu do të ofrohen ambjente për dyqane dhe zyra. Planimetritë janë të mirëorganizuara dhe me hapësira optimale. Janë shumë komode si për familjet e vogla edhe për ato të mëdha.
Fasada e godinës do të ketë ngjyra neutrale me kontrast të butë për t’i mbijetuar ndryshimeve të trendeve të kohës. Dritaret e vetratat e janë të stilit Francez me vendet e posaçme për vazo me lule për t’i shtuar elementët natyralë. Kangjellat dekorative dhe parapetet metalikë të ballkoneve janë projektuar si zgjidhje e veçantë arkitektonike, si edhe si element sigurie për të gjitha moshat.
Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër. Termoizolimi në rezidencën Iris realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
Puset teknike individuale eliminojnë qarkullimin e aromave ndërmjet apartamenteve prej tubave të ajërimit të kuzhinës apo të tualeteve.
Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privacinë. Muratura e dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal.
Rezidenca IRIS është konceptuar me standartet më të
larta të ndërtimit në vend.
Termoizolimi tërësor, izolimi akustik maksimal, ventilimi individual së bashku me detajet e tjera inxhinierike e materialet më të mira janë mjetet tona krzesore të përdorura për të ndërtur apartamente sa më të rehatshme.
Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e themeluar në vitin 2013 e cila kryen veprimtarinë e saj si investitore në tregun e godinave të banimit por edhe si kontraktore e përgjithshme me referenca të shkëlqyera punësh për shoqëri e organizata ndërkombëtare.