Rezidenca Iris ndodhet në zonën e “Oxhakut” pranë kryqëzimit të Rrugës “Zihni Sako” me Rrugën “Xhanfize Keko” vetëm 2.4 km nga qendra e Tiranës dhe 1 km nga Rruga “Bardhyl”. Kjo është një zonë shumë e gjallë e cila ofron të gjitha shërbimet rezidenciale të nevojshme.
SHKOLLA, KOPSHTE E ÇERDHE – është shumë e thjeshtë të rrisësh fëmijë në zonën e Oxhakut prej afërsisë me institucionet arsimore shkollore e parashkollore, si publike ashtu edhe private. SHËNDETËSIA – Në afërsi të zonës ndodhen qëndrat spitalore më të rëndësishme në vend si QSUT, klinika të ndryshme, etj. Gjithashtu në afërsi të zonës gjenden edhe fusha sportive të cilat përveç malit të Dajtit japin mundësinë e një jete të shëndetshe me aktivitet.
INFRASTRUKTURA - Zona ka një plan zhvillimi shumë të mirë me rrugë të ndërmjetme e objekte banimi në fomë blloqesh të rregullta. Momentalisht kjo zonë është një nga më të kërkuarat e Tiranës.
TRANSPORTI – Zona është lehtësisht e aksesueshme me transport publik nga qendra e Tiranës nepërmjet disa linjash të transportit urban.
