TERMOIZOLIMI
SHTËPI E FRESKËT NË VERË DHE E NGROHTË NË DIMËR
SISTEM KOMPLEKS
Termoizolimi në rezidencën Iris realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë. Muratura e dyfishtë është aplikuar me një shtresë leshi-guri të dendur (100kg/m3) për izolimin akustik ndërmjet apartamenteve dhe njëkohësisht i shtohet sistemit të termoizolimit duke shmangur humbjet ndërmjet apartamenteve.
Sistemi Kapotë
Sistemi kapotë mundëson kushte shumë të larta të izolimit termik duke iu mbivendosur sistemit struktural me tullë. Muret e dyfishtë me tullë termike me një shtresë termoizoluese prej leshi guri sigurojnë izolimin termik ndërmjet apartamenteve dhe hapësirave të përbashkëta
Izolimi Akustik
Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privacinë. Muratura e dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal. Gjithashtu aplikohet dyshemeja notuese me një membranë për izolimin e zhurmave që transmetohen nëpërmjet soletës, kolonave dhe elementëve të tjerë strukturorë.
Sistemi i izolimit akustik synon eliminimin e zhurmave deri ne nivelin 70 dBA(decibel). Kompania ka përdorur një sërë zgjidhjesh inxhinierike për të adresuar tipet e ndryshme të zhurmave si më poshtë.
ZHURMA AJRORE TË BRENDSHME Zëri i lartë i radios, televizorit, muzikës, bashkëbisedimit janë zhurma që vijnë nga apartamentet e tjera ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin e këtyre zhurmave janë ngurtësia e mureve dhe përdorimi i materialeve zë-absorbuese. Muret ndarëse ndërmjet apartamenteve dhe hollit të përbasthkët janë mure notues të dyfishtë me lesh guri zë-izolues në mes të izoluar nga elementët strukturorë të godinës.
ZHURMA NGA PAISJET E SHËRBIMITTë gjitha pajisjet e shërbimit janë të montuara në vende të posacme dhe të gjitha instalimet bëhen duke respektuar udhëzimet e prodhuesit për të arritur nivelin më të ulët të zhurmave. Tubacionet e furnizimit me ujë dhe shkarkimeve janë të vendosura në puse të posacme dhe të izoluara me një shtresë lesh guri. Gjithashtu dyert e jashtme të apartamenteve kanë një mbushje zë-izoluese dhe guarnicione të cilat minimizojnë zhurmat.
ZHURMA IMPAKTI Goditje apo vibrime të cilat vijnë nga lëvizje mobiljesh, ecje me taka, rrëzim objektesh etj. Dyshemeja notuese e aplikuar në Rezidencën Iris konsiston në një shtresë 6 cm penobetoni poroz me veti të mira zë-izoluese (shtresë e cila përmban edhe tubat elektrikë/hidraulikë), një membranë zë-izoluese, një shtresë të varfër 5 cm dhe shtresën pllaka/parket. Aplikimi i këtyre detajeve inxhinierike amortizon zhurmat e impaktit ndërkohe që membrana zë-izoluese izolon pikat e takimit mes soletës, mureve dhe kolonave.
ZHURMA AJËRORE TE JASHMTE Të quajtura ndryshe "zhurmat e rrugës" që vijnë nga hapësirat e jashtme publike. Izolim i murit të jashtëm perimetral të tullës me sistem kapot dhe përdorimi i vetratave dhe dritareve dopio xham me koeficient të ulët të përcimit të zërit si edhe aplikimi i detajeve inxhinierike reduktojnë zhurmat e rrugës deri në 60 dBA.
Detaje të Tjera
Ventilim Individual
Në Rezidencën Iris, cdo apartament është pjesë e një sistemi tëpavarur ventilimi në banjo dhe kuzhina për të mënjanuar erërat e pakëndshme që vijnë nga apartamentet e tjera apo hapësirat e përbashkëta.
Ashensorët
Objekti ka dy shkallë të cilat janë të pajisura me nga një ashensor. Hyrja për në hapësirën e shkallëve nga korridori i kateve bëhet nëpërmjet derës me dorezë, ndërsa për të dalë nga shkallët në korridorin e kateve duhet celësi.
Aksesi
Askush nuk është i disavantazhuar në Rezidencën IRIS. Godina ka akes për personat me aftësi të kufizuar nëpërmjet rampave, hapësirave të posacme të parkimit etj. Kjo infrastrukturë përkthehet automatikisht edhe në lehtësi për karrocat e fëmijëve.
Dyert / Dritaret
Dritaret plastike me dopio xham termik 6mm, të mbushura me gaz argon 90%, me profile plastike termike 70 mm kanë koeficent shumë të ulët të përcjelljes termike. Dyert e jashtmë të apartamenteve janë të mbushura me një shtresë leshi guri të dendur për izolim më të mirë akustik e termik.
Infrastruktura e kompleksit
Kompleksi ndodhet në një zonë ku ka në afërsi të gjitha facilietet rezidenciale si super-markete, shkolla, kopshte, qendra shëndetësore stacione autobusësh dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për një jetesë komode.
Infrastruktura përreth
Kompleksi ndodhet në një zonë ku ka në afërsi të gjitha facilietet rezidenciale si super-markete, shkolla, kopshte, qendra shëndetësore stacione autobusësh dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për një jetesë komode.
Arkitektura
Fasada e godinës do të ketë ngjyra neutrale me kontrast të butë për t’i mbijetuar ndryshimeve të trendëve të kohës. Dritaret e vetratat janë të stilit francez të cilat lejojnë ndriçim të mjaftueshëm në ambient por duke penalizuar sa më pak mobilimin e përreth tyre. Kangjellat dekorative dhe parapetet metalike të ballkoneve janë projektuar si zgjidhje e veçantë arkitektonike, si edhe elementë sigurie për të gjitha moshat.
Planimetritë
Rezidenca është e përbërë nga apartamente 1+1, 2+1 dhe garsoniera. Hapësirat janë të optimizuar për shfrytëzim sa më të mirë dhe të mirë-organizuara.
EFICENCË ENERGJETIKE
PANEL DIELLOR
PËR ÇDO APARTAMENT
Progeen promovon eficencën energjitike dhe përvec kursimit nëpërmjet termoizolimit, u mundëson banorëve një hapësirë të posacme për panele diellore në tarracë. Kompania ka organizuar hapësirën e tarracës së rezidencës për shfrytëzim të energjisë diellore. Cdo familje ka mundësinë të instalojë panele diellore për ngrohjen e ujit në hapësirën e tyre të posacme duke shfrytëzuar infrastrukturën e përbashkët të mundësuar nga shoqëria.
Termoizolimi, sistemi i izolimit akustik (ka njëkohësisht funksion edhe termoizolues), postet e paneleve diellore për çdo apartament dhe vetratat bëjnë të mundur eficencën energjetike maksimale sipas standarteve evropiane në përputhje me nevojat e diktuara nga kushtet klimaterike lokale. Kursime të përditshme nëpërmjet efiçecës energjetike.